Çmimi Nobel nuk mund të merret sepse statutet e Fondacionit Nobel nuk e përmendin mundësinë e tillë, kumtoi Komiteti për letërsi i Akademisë mbretërore suedeze të shkencave.
Pasi që një numër i madh i personave dhe organizatave e dënuan vendimin e Komitetit për ndarjen e Çmimit Nobel për letërsi shkrimtarit austriak Piter Handke, nga Fondacioni Nobel porositën se Çmimi Nobel nuk mund të revokohet.
“Çmimi Nobel nuk mund të merret. Statutet e Fondacionit Nobel nuk e përmendin mundësinë e tillë. Asnjë bord i ndarjes së çmimeve në Stokholm apo Oslo asnjëherë nuk ka menduar për marrjen e çmimit pasi që të ndahet”, deklaroi për Anadolinë Mikael Ostlund, zëdhënës i Fondacionit Nobel.
Për shkak të pikëpamjeve radikale ideologjike angazhimit djathtist të shkrimtarit austriak Piter Handke, dje u inicua peticion për tërheqje të vendimit që atij t’i ndahet Çmimi Nobel për letërsi për vitin 2019.
Pasi që u kumtua se Handke është laureati i sivjetmë, i cili në vitet e 90-ta ishte mbështetës i fuqishëm i politikave të Sllobodan Millosheviqi, në opinion u lajmëruan kritika dhe mospajtime të ashpra. Në platformën Change.org është inicuar peticion që këtij nobelisti t’i merret çmimi prestigjioz, ndërkaq si shkak ceket se ai e ka mbështetur Millosheviqin, i cili ishte përgjegjës për vdekjen e padrejtë të qindra mijëra njerëzve të pafajshëm dhe dhjetëra mijë gra dhe burra të dhunuar.
Vendimin për ndarjen e Çmimit Nobel për letërsi shkrimtarit austriak e kritikoi edhe PEN Qendra amerikane.