Pak orë më parë tifozët e Vardarit kanë rrahur tre shtetas të Kosovës në rrugët e Shkupit. Komitët me thika dhe shkopinj bejsbolli kanë vërshuar nëpër rrugë menjëherë pas ndeshjes midis Vardarit dhe Shkëndisë.
Edhe pse për shkak të ndeshjes me rrezik të lartë kishte forca të shumta policore, nuk u arrit të shmanget incidenti. Alsat mëson se disa tifozë të Komitëve po merren në pyetje, ndërsa policia ka dëgjuar edhe versionin e personave që kanë qenë në shënjestër të tifozëve, transmeton KOHA.
Si shkak i përplasjes fizike 3 kosovarë kanë mbetur të plagosur por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 komitë janë ndaluar.