Shkup, 21 shtator – Oferta për marrje të “Makpetrol”-it SHA Shkup dhënë nga “Ballkan Petroleum” – Holding Limited që nga fillimi trajtohet dhe përpunon në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme, që është vetëm e pranueshme për Kryetarin dhe komisionerët, si dhe për Shërbimin profesional, ndërsa është konfirmuar edhe nga organi i shkallës së dytë i cili vendos për ankesën e palëve në shkallë më të lartë, thuhet në kumtesën e Komisionit për Letra me Vlerë (KLV) të RM-së lidhur me ofertën për marrje të “Makpetrol”-it. “Si trup i pavarur rregullator i tregut të letrave me vlerë i cili kujdeset për treg ligjor, të ndershëm dhe transparent, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të aksionarëve dhe investuesve, ndërsa janë me qëllim të përforcimit të vazhdueshëm të besimit në institucionet në tregun e letrave me vlerë në vend, informojnë se në opinion janë theksuar të pavërteta lidhur me veprimin e KLV-së lidhur me ofertën për marrje të ‘Makpetrol’ SHA”, theksojnë nga Komisioni. Sipas tyre, KLV në kërkesën për marrje, vepron tërësisht në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale, ekskluzivisht në pajtueshmëri të rregullativës ligjore që vlen në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht sipas Ligjeve për marrje të shoqatave aksionare, për letra me vlerë, për procedurë të përgjithshme administrative, si dhe aktet relevante ligjore.