Komisioni për politikë të jashtme ricaktohet për të hënën, priten certifikatat e sigurisë

Shkup, 26 korrik – Komisioni kuvendor për politikë të jashtme as pas pauzës nuk e filloi seancën në të cilën  fjalim për realizimin e politikës së jashtme duhej të ketë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Kryetari i Komisionit, Antonio Milloshoski tha se seanca do të vazhdojë me punë kur deputetët të cilët posedojnë certifikatë sigurie do t’i marrin materialet e certifikuara nga dy takimet e liderëve të mbajtura tej presidenti i Republikës së Maqedonisë. Ai informoi se deputetët me shkrim do t’i kërkojnë këto materiale të cilat, sipas tij, gjenden tek sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Cvetanka Ivanova. Vazhdimin e caktoi për të hënën.

“Shpresoj se kjo e drejtë e rregullores që e kemi si deputetë do të plotësohet së shpejti, që të mund të fillojmë me punën e seancës së Komisionit për Politikë të Jashtme”, tha Milloshoski.

Ndaj kësaj reagoi deputetja Ivana Tufegxhiq, e cila tha se nuk ka problem që Komisioni të fillojë me punë pas fjalimit të ministrit Dimitrov.

“Materialet që i përmendët nuk janë pjesë e kësaj pike. Ministri mund të ketë ekspoze, për shkak se raporti i tij nuk përmban materiale të klasifikuara”, tha ajo. Milloshoski nuk e pranoi propozimin e koleges.

Mungesa, sipas Milloshoskit, do të thotë se shumica qeveritare fshehë diçka dhe lë hapësirë për dyshim.

Deputetët e shumicës qeveritare, nga ana tjetër, paralajmëruan se në mënyrë të këtillë pas prezantimit të hollësive nga materiale të klasifikuara bën vepër penale, si dhe se vepër penale është në qoftë se ai ka pasur kontroll në ato materiale, ndërsa nuk ka certifikatë sigurie.