Komisioni për Çështje Evropiane i udhëhequr nga Artan Grubi për vizitë zyrtare në Sofje

Sofje, 18 prill  – Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarët e Komisionit sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Sofje me ftesë të kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Kontroll të Fondeve Evropiane në Kuvendin Popullor të Republikës së Bullgarisë,  Kristian Vigenin.

Siç citohet në njoftimin zyrtar, në delegacionin marrin pjesë edhe  Juliana Nikollova, Tatjana Prentoviq dhe Trajço Dimkov, anëtarë të Komisionit.

Delegacioni do të ketë takime me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Republikës së Bulgarisë për reformë në jurisprudencë dhe ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Bulgarisë, Ekaterina Zaharieva; ministren e kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së, Liliana Pavllova; nënkryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bulgarisë,  Emil Hristov dhe Xhema Grozdanova, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme; kryetarin  Boris Vangellov dhe anëtarët e Grupit për miqësi Bullgari-Maqedoni; si dhe me nikoqirët e Komisionit partner të udhëhequr nga  Kristian Vigenin, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Kontroll të Fondeve Evropiane në Kuvendin Popullor të Republikës së Bulgarisë.

Vizita realizohet pas publikimit të Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 dhe në dritën e kryesimit të Republikës së Bulgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, thuhet në kumtesën e Komisionit për Çështje Evropiane.