Shkup, 5 dhjetor – Komisioni për financim dhe buxhet do të vazhdojë me punën edhe pa prezencën e opozitës. Të gjitha amendamentet do të lexohen, deklaroi sot deputeti Vasko Kovaçevski, i cili ka marrë zyrtarizim nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi të kryesojë me këtë Komision në të cilin në rend dite është Propozim-buxheti për vitin 2018.
“Ky ishte një hap i pashmangshëm, sepse të gjithë jemi dëshmitarë se javën e kaluar çdo ditë seancat ishin caktuar dhe janë shtyrë, ndërsa afatet rrjedhin. Obligimi ynë është që ta ruajnë procedurën për miratimin e njërit ndër dokumentet më të rëndësishme, nga i cili varet funksionimi i plotë i shtetit”, tha Kovaçevski.
U bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së të vijnë në seancë, ndërsa tha se edhe nëse Liljana Kuzmanovska vendos të përfshihet në punën e Komisionit mundet në çdo kohë të vazhdojë të kryesojë me të.
“Për ne si grup i deputetëve është kyçe të ketë debat konstruktiv dhe cilësor për Buxhetin”, tha deputeti Kovaçevski.