Shkup, 3 korrik – Komisioni për sëmundje infektive sot nuk do të parashtrojë rekomandim deri te Qeveria për mbyllje të vendkalimeve kufitare me Serbinë dhe Kosovën për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike në këto dy shtete.
Sipas burimeve në Komision, do të pritet për informata shtesë dhe do të përcillet zhvillimi i ngjarjeve gjatë disa ditëve para se serish të vendoset për mbyllje eventuale të kufirit verior.
Mundësia për mbyllje të kufijve, vjen vetëm pas gjashtë ditëve që kur vendi ynë hapi kufijtë për shtetasit e huaj. Gjatë ditës, mesatarisht në Maqedoni futen rreth 5000 vizitorë. (koha.mk)