Shkup, 5 shtator – Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime unanimisht dhe pa debat konkludoi që t’i propozojë Kuvendit ta shkarkojë prokuroren speciale publike Katica Janeva , e cila dyshohet për rastin “Zhvatja”, njofton Koha.mk
Vendimi është marrë mbi bazë të raportit të Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e Janevës për shkak të punës në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme.
Konkluzioni i Komisionit do t’i parashtrohet kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi i cili duhet që të konvokojë seancë plenare për shkarkimin e Janevës. Në seancën plenare nuk do të debatohet për raportin e Këshillit të PP-së por vetëm për propozimin për shkarkim. Vendimin sillet me dy të tretën e shumicës dhe me të ashtuquajturin votim të Badenterit, ndërsa në fund duhet që të konfirmohet edhe nga Këshilli i Prokurorëve. (koha.mk)