Komisioni për ndryshimet kushtetuese me 10 vota për dhe 5 kundër ka miratuar tekstin e draft amendamentit 33 që ka të bëjë me ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë në Republika Veriore e Maqedonisë. Në vazhdim po debatohet për tekstin e draft amendamentit 34 i cili parasheh të ndryshohet Preambula dhe në Preambulë të futet edhe Marrëveshja e Ohrit.