Ndryshimi i Ligjit për Gjykata dhe atij për Këshillin Gjyqësor që u miratua muaj më parë në Parlament ka marrë dritë jeshile nga Komisioni i Venecias. Mirëpo, pas shqyrtimit të këtyre ndryshimeve, ky Komision ka publikuar një sërë rekomandimesh drejtuar autoriteteve vendase, me çka i udhëzojnë në sqarimin e dispozitave ligjore
Omer XHAFERI
Shkup, 25 tetor – Komisioni i Venecias ka dhënë notë pozitive ndryshimeve të fundit të Ligjit për Gjykata dhe Ligjit për Këshillin Gjyqësor. Mirëpo, në komentin e tyre për përmbajtjen e këtyre ligjeve, ato kanë theksuar se nevojitet sqarimi i dispozitave dhe precizimi i tyre. Mes tjerash, në konkluzat e tyre për ligjet në fjalë, nga Komisioni i Venecias thonë se tash e tutje rezultatet do të varen nga zbatimi i dispozitave në praktikë, vlerësim ky i cili mundet të jepet pasi të kalojë një kohë e caktuar, shkruan gazeta KOHA.
Njëkohësisht, nga ky Komision shprehen se i patjetërsueshëm është edhe një intervenim në dispozitat e këtyre Ligjeve, me qëllim sqarimin, gjegjësisht shlyerjen e tautologjisë (përsëritje pa nevojë) nga më shumë nene, për lehtësimin e zbatimit më të mirëfilltë. Në pjesën e rekomandimeve që Komisioni i Venecias ua drejton institucioneve gjyqësore të Maqedonisë thuhet se Ligji për Këshillin Gjyqësor duhet të specifikohet, i cili më pas do ta ketë funksionon e “filtrit” në sistemin e ri të procedurave disiplinore, (ky funksion mund të jepet në Komision Anketues, po gjithashtu janë të mundshme edhe modele tjera).
“Po ashtu, duhet të vërtetohet roli i Këshillit plenar gjyqësor në raportet me Komisionin Anketues dhe Këshillin e Apelit (sqarim më i mirëfilltë), respektivisht rekomandojmë të shqyrtohet se vallë Këshilli Gjyqësor është i obliguar me propozimin e Komisionit Anketues dhe kush e miraton vendimin përfundimtar në raste disiplinore nëse Këshilli i Apelit ( Këshilli Ankimues) e kthen lëndën me ‘udhëzime’ të dhëna. Autoritet gjithashtu duhet të mendojnë për atë se cilat lloje të vendimeve duhet të kenë dy të tretat e votave në Këshillin Gjyqësor dhe të theksojnë se çka mund të ndodhë nëse shumica nuk arrihet. Ndryshe, nevojitet të revidohet efikasiteti i sistemit të evoluimit të performansave (elemente të evoluimit, notat e etj). Pas test periudhës funksioni i sistemit të menduar për vlerësim të punës mund ti jepet vetë Këshillit Gjyqësor. Kësisoj duhet të sqarohet roli i notave të jashtëzakonshme në procesin e avancimit”, thuhet në rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Sqarim shtesë të përmbajtjeve ligjore të ligjeve në fjalë, siç rekomandojnë nga ky Komision duhet të bëhet edhe mbi nenet 75 dhe 76 të Ligjit për gjykata, me çka nevojitet të riformulohet mënjanimi i paralelizmit dhe shprehjes së dallimit i cili qëndron në Kushtetutë mes “kryerjes jo profesional dhe jo të matur të funksionit gjykatës” dhe “shkelje serioze disiplinore”. Ligjet po ashtu doemos të potencojnë se shkarkimi i gjykatësit për shkak të gabimit profesional është i mundur vetëm nëse vërtetohen dy parakushte: faji i gjykatësit të theksuar (në formë të qëllimshme apo shkelje të rëndë nga pakujdesia) dhe pesha e gabimit (pasojat e sajë).
“Aranzhmanet e reja institucionale dhe rregullat procedurale pas miratimit të këtyre ligjeve janë më të thjeshta dhe më të kuptuara, respektivisht të njëjtat e mbrojnë pavarësinë gjyqësore më mirë. Ne i urojmë koalicionit qeverisës dhe opozitës për arritjen e kompromisit për amendamentet dhe njëkohësisht i inkurajojmë të vazhdojnë të punojnë në frymën e njëjtë. Dy ligjet e apostrofuara kanë vendosur baza t forta të funksionimit të mirëfilltë të gjyqësorit”, theksojnë nga Komisioni i Venecias.
Gabimet e shpeshta të gjykatësve nga mos zbatimi i praktikës së Gjykatës Evropian për të Drejtat e Njeriut, sipas Komisionit të Venecias, nuk duhet të paraqesin bazë për gjobitjen e tyre, edhe pse ata obligohet ta realizojnë një praktikë të tillë. Në këtë drejtim nga Komisioni në fjalë vlerësojnë se kur Gjykata Evropian do të vërtetojnë shkelje të Konventës në raste të cilat janë procedura nga gjykatësit e Maqedonisë, atëherë ky vendim nuk duhet me automatizëm të çojë drejtë shkarkimit të atij gjykatës apo zvogëlimit të notës së përgjithshme në procesin e evoluimit të punës. (koha.mk)