Bruksel, 31 mars – Komisioni Evropian sot kumtoi se nuk ka dëshmi se ilaçi për të cilin presidenti amerikan Donald Tramp ka folur për Kovid-19 është efikas kundër koronavirusit, transmeton gazeta KOHA.
Tramp paraprakisht deklaroi se ilaçi kundër malaries, hidroksihlorini mund të jetë mes “gjetjeve më të mëdha në histori”, për shkak të efektit të tij ndaj Kovid-19.
“Efikasiteti i hidroksihlorinit në trajtimin e pacientit me Kovid-19 nuk është dëshmuar deri sot”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian. Ai shtoi se nuk ka dëshmi as se hlorokin, që gjithashtu shfrytëzohet për mjekim të malaries, është testuar për mjekim të koronavirusit.(koha.mk)