Komisioni Evropian sot ka prezantuar rekomandimet e saja për atë se cilat duhet të jenë prioritetet e përbërjes së ardhshme të pushtetit ekzekutiv evropian duke vlerësuar se zgjerimi ndaj Ballkanit Perëndimor nuk duhet të neglizhohet, njofton korrespondenti i MIA-s në Bruksel.
Në prag të takimit të 27-të vendeve të anëtare të BE-së në qytetin rumun Sibiu më 9 maj, KE i ka publikuar rekomandimet për politikat të cilat konsideron se duhet të jenë prioritet për BE-në për shkak të gjithnjë e më shumë pasigurisë së madhe globale.
“Detyrë e çdo gjenerate është të ndryshojë fatin e evropianëve për më mirë që të përmbushim premtimin tonë për paqe, progres dhe prosperitet”, ka deklaruar presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker.
Dokumenti i titulluar “Kontributi i KE-së për agjendën strategjike të BE-së 2019-2024” i numëron domenet kyçe në të cilat Komisioni konsideron se përbërja e ardhshme duhet të fillojë ose vazhdojë me punë si dhe mënyrën në të cilën duhet të komunikohet për KE-në me qytetarët evropianë.
“Për BE-në poashtu duhet të jetë prioritet zhvillimi i lidhjeve të forta me fqinjët e afërt bazuar në balancë të qartë të të drejtave dhe obligimeve. Kjo nënkupton mbështetje për transformim të Ballkanit Perëndimor përmes politikave kredibile të zgjerimit në të cilat BE patjetër të përmbush premtimet”, qëndron në kumtesë.
KE rikujton se në këtë përbërje janë rinovuar përpjekjet ndaj rajonit në Ballkanin Perëndimor, mes tjerash përmes strategjisë së rajonit nga viti 2018 qëllimi i së cilës është të tregohet se procesi i zgjerimit është “i fuqishëm dhe kredibil”. (okoha.mk)