Komisioni Evropian kërkon nga të gjithë të mos e politizojnë regjistrimin

34

Në pyetjen e MIA-s në lidhje me deklaratat e Presidentit bullgar para regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, nga Komisioni Evropian kërkojnë të gjitha palët të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të mos e politizojnë procesin, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Qeveria e Maqedonisë dhe presidenti i Maqedonisë akuzuan për presione të pajustifikuara nga ana e iniciativës së presidentit bullgar, Rumen Radev për të thirrur një takim të shërbimeve të sigurisë për shkeljen e pretenduar të së drejtës së vetëvendosjes së bullgarëve në Maqedoninë e Veriut pak para regjistrimit.

Komisioni Evropian e inkurajon Maqedoninë e Veriut ta realizojë regjistrimin në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret evropiane, thotë për MIA-n zëdhënësja, Ana Pisonero.

“Maqedonia e Veriut inkurajohet të realizojë regjistrim në përputhje me standardet evropiane dhe rregulloret e BE si pjesë e përgatitjeve të para-pranimit dhe Eurostat vazhdimisht e mbështet Entin shtetëror të statistikave për t’i harmonizuar statistikat me standardet e BE-së. Regjistrimi duhet të mbetet një operacion statistikor, ndërsa jo politik, dhe ne i bëjmë thirrje të gjithëve që kontribuojnë në regjistrim ta bëjnë këtë në mënyrë konstruktive,” tha Pisonero për MIA-n.