Gjenevë, 2 tetor 2018 – Komisari i lartë për refugjatë në KB ka deklaruar se vetëm pak nga refugjatët milionësh sirian prej jashtë janë kthyer në atdheun e tyre dhe ka shtuar se operacionet shpëtimtare në Mesdhe janë bërë “peng i politikës” dhe duhet të vazhdojë.
Italiani Filipo Grandi ka folur në takimin e rregullt vjetor të Komitetit ekzekutiv të Agjencisë për refugjatë në Gjenevë dhe ka ftuar BE-në ta mbajë politikën e saj aktuale për sigurimin e azilit të emigrantëve.
Ai ka vërejt se Libia, që është lokacioni kryesor nga e cila emigrantët shkojnë në detin Mesdhe në Evropë, në muajt e fundit e ka forcuar rojën e tij bregdetare, por jo edhe institucionet tjera. Si rezultat i kësaj, shumë emigrantë dhe refugjatë dhunshëm janë kthyer në Libi të cilët janë viktimë e eksploatimit dhe burgosjes në kushte të tmerrshme.
“Ndarja e përgjegjësisë është shndërruar në ikje nga përgjegjësia”, ka thënë Gandi, duke u kthyer në argumentet e BE-së për migrimin.
“Refuzimi i këtyre njerëzve nuk mund të jetë përgjigje, ndërsa tregtimi për çdo anije veçmas (me refugjatë), bile edhe kur negociatat përfundojnë pa sukses, nuk është zgjidhje e mirë”, ka thënë ai.