Robin Krasniqi, i lindur si Haxhi Krasniqi në Junik, tashmë e ka të konfirmuar edhe kundërshtarin e tij të ardhshëm edhe datën e meçit, raporton Insporti, duke u bazuar në komunikatën e kompanisë promotore të Krasniqit. Kampioni evropian në versionin EBU në kategorinë e mesme, deri në 77kg do të rikthehet në ring me 17 nëntor 2018, kurse kundërshtari i tij është gjermani Stefan Haertel. Boksieri 30 vjeçar gjerman Stefan Heartel, i cili ka të zhvilluara 18 duele nga të cilat 17 i ka të fituara, asnjëherë nuk ka luftuar për titull evropian ose botëror dhe dueli me Krasniqin do të jetë sfida më e rëndësishme në karrierën e tij, bën të ditur Insporti.
Për Krasniqin, ndërkaq ky do të jetë dueli i 54 në boksin profesionist nga të cilat 48 i ka të fituara 5 humbje 0 barazime, nga 48 fitore, 17 i ka të fituara para kohe! Dueli zhvillohet në Dessau të Gjermanisë dhe detajet rreth orarit dhe transmetimeve do të bëhen publike së shpejti. Krasniqi në meçin e tij të fundit ishte më i mirë sesa rusi Stanislav Kashtanov dhe kështu e fitoi titullin në EBU, që besohej se do ti hapë atij dyert që të kërkojë ndonjë titull të botës në ndonjë nga katër versionet e mëdha.
Mirëpo, deri më tani kjo nuk ka ndodhur dhe kohëve të fundit rangimi i tij më i mirë ka qenë ai në federatën WBC, ku ka qenë i 13-ti në botë në kategorinë përkatëse të peshës. Rreth dy muaj më hertë Krasniqi nëpërmjet një postimi në internet kishte kërkuar duel me britanikun Rocky Fielding, i cili është kampion në WBA, mirëpo, Fielding këtë titull do të mbarojë një duel me Saul Alvarezin, që ëhstë paraparë të zhvillohet sivjet në dhjetor. Krasniqi vlen për favorit në këtë meç dhe do ti duhet së paku edhe një fitore për tu pozicionuar edhe më mirë në rang-listat botërore.