Shkup, 14 janar – Parlamenti i Republikës së Maqedonisë ka mbështetur ndyshimet kushtetuese me të cilat ribrendohet emri i shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut, me çka edhe po hapen dyert e saj drejt NATO-s dhe BE-së, shkruan gazeta ruse “Komersant”, transmeton Koha.
“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Parlament nënkupton ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, por edhe emrin e ri të shtetit me çka në thelb i hapet rruga Republikës drejt NATO-s dhe BE-së. Verën e kaluar aleanca i bëri thirrje për anëtarësim Maqedonisë, ndërsa BE është e gatshme që ti filloi bisedimet për anëtarësim nga mesi i këtij viti, në të dy rastet si kusht është ratifikimi dhe përmbushja e marrëveshjes me Greqinë”, shkruan gazeta.
“Komersant” potencon se burime anonime diplomatike nga Ballkani i kanë konfirmuar se në muajin shkurt NATO ka për qëllim që të nënshkruaj me Shkupin protokol për anëtarësim dhe se pas ratifikimit të protokolit, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s. (Koha.mk)