Këngëtarja Zanfina Ismaili ka tash e sa kohë që nuk është aktive sa i përket prurjeve të reja muzikore.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Në raste të rralla, ajo ndan me fansat edhe ndonjë fotografi provokuese, duke rrëmbyer mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.
Shpesh, komentet dinë të jenë edhe negative apo kritika, çka është edhe normale lidhur me numrin e madh të ndjekësve që mund të kesh.
Një komet jo shumë të mirë dhe negativ, Zanfina e ka marrë së fundmi nga një prej ndjekësve të saj, e cila ka qeshur me faktin se këngëtarja ka realizuar një fotografi provokuese në kuzhinë.
Por, e menjëhershme duket të ketë qenë edhe replika e këngëtares, e cila e befasuar me komentin e marrë nga fansja e re në moshë, i është kundërpërgjigjur asaj duke e pyetur se çfarë qëllimesh ka në jetë, pos të ofendojë të tjerët.