Interneti po u servir njerëzve një botë, që shpesh nuk është aspak e ngjashme me atë në realitet; kërkon perfeksionin, dhe nëse nuk je do të vendosesh në qendër të kritikave, por mund të ndodhë edhe e kundërta. Ndonëse ti je perfekte, atëherë sërish do të kritikohesh. Një gjë e tillë ka ndodhur me bashkëshorten e futbollistit të Chelseas, Alvaro Morata. Alice Campello ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram, teksa shfaqet me rroba banje në super formë, edhe pse tre muaj më parë ka sjellë në jetë binjakët.
Të shumta kanë qenë komentet, ku e përgëzonin italianen për linjat e saj trupore, por nuk kanë munguar edhe komente ku e kritikonin 23-vjeçaren për ndikimin negativ që po ushtronte tek nënat e reja, që ndoshta nuk kanë arritur të kenë atë trup pas lindjes.
“Për të gjithë nënat e reja: Trupi duhet të jetë gjëja e fundit që duhet të mendoni. Përse duhet të mërziteni? Nuk është pamja e jashtme gjithçka. Ti mendon se je më e mirë se nënat e tjera që kanë një muaj që kanë lindur”, shkruan komentuesja, e cila ka marrë një përgjigje, jo nga Alice, por nga Alvaro Morata.
25-vjeçari i ka dalë në mbrojtje bashkëshortes së tij dhe i është kundërpërgjigjur komentueses: Sigurisht që të pozosh me rroba banje, mund të jetë gjëja e fundit që mund të mendojë një nënë e re, por janë disa kontrata pune që duhen respektuar. Ajo ka ngrënë gjithçka gjatë shtatzënisë, madje edhe tani, por është vetëm 23-vjeç dhe është më e lehtë që të rikthehet në formë. Nuk e kuptoj përse një njeri duhet të justifikohet përse është rikthyer në superformë shumë shpejt pas shtatzëninë…Sa ziliqar”.