Fansat e tyre janë shumë të lumtur, Melissa Satta dhe Kevin-Prince Boateng janë sërish bashkë. Të gjithë duartrokasin duart për çiftin dhe kthimin e “zjarrit” në zemrat e tyre.
Futbollisti ganez, që gjatë pjesës së dytë të sezonit iu bashkua Barcelonës, ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të bashkëshortes së tij, ku Melissa është duke u stërvitur, por brenda pantallonave të shkurtra mban një shishe uji. Komenti i Kevin-Prince Boateng të lë më gojë hapur: “Do të doja që unë të isha shija”. Por jo të gjithë e kanë pritur mirë…