Një komediane izraelite, e cila ka thënë se dëshiron të martohet me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është bërë virale në mediat sociale arabe.
Disa media, madje e kanë raportuar lajmin si propozim të vërtetë, njofton Klan Kosova.
Noam Shuster-Eliasi propozoi me shaka që të lidhë kurorë me mbretin në sfond saudit, gjatë një interviste me kanalin në gjuhën arabe, i24.
Pas ankesave se “askush nuk i pëlqen vajzat e gjata dhe të forta“, komediania 32 vjeçare e pamartuar, u ankua se familja e saj i bënte presion për të gjetur burrë, duke shtuar me shaka se do të pranonte çdo mashkull edhe jo hebre.
Shuster-Eliasi, megjithatë, tha se ajo synonte për një Princ të vërtetë magjepsës.
“Muhammed bin Salman është një njeri shumë i gjatë dhe unë e di se ka tani …më shumë marrëdhënie midis Arabisë Saudite dhe Izraelit”, tha ajo me të qeshur.
Megjithëse shakatë e saj nuk u vunë shumë re në Izrael, ato u përhapën si “zjarri” në mediat sociale arabe.
Shuster-Eliassi ka shprehur habi në lidhje me vëmendjen masive të shakave të saj.
”Nuk prisja me çfarëdo mënyre që reagimi të shpërthejë në këtë mënyrë”, tha ajo për Times of Israel.