Tiranë, 19 mars – Komedia “Tartufi”, vepër e Molierit, me regji nga Kushtrim Bekteshi do përfaqësojë Shqipërinë në Festivali Ballkanik të Teatrit në Bursa, Turqi.
Sipas ATSH-së shfaqja do të ngjitet për dy netë në skenën e teatrit Bursa, në datat 22 dhe 23 mars.
Në komedi interpretojnë aktorët Besfort Berberi, Pjerin Vlashi, Rita Gjeka, Krist Lleshi, Jozef Shiroka, Sara Smaja, Simon Shkreli, Merita Smaja, Nikolin Ferketa, Kristina Dodaj dhe Enver Hyseni.
Tartufi është personifikimi i hipokrizisë. Hipokrizia është edhe problemi kryesor që trajtohet në këtë vepër. Komedia është mbështetur në tekstin origjinal të komedisë “Tartufi” të Molierit, e shkruar në vitin 1664.
Komedia “Tartufi” solli për herë të parë në Shkodër një bashkëpunim të gjerë kombëtar, duke bashkuar artistët nga trojet shqiptare të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Premiera e komedisë ishte më 15 shtator të vitit të shkuar në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.