Kombibusi më jetëgjatë feston 70-vjetorin

25

Volkswageni gjatë shtatë dekadave të kaluara ka shitur mbi 13 milionë njësi të këtij automjeti multi-funksional. Volkswagen Transporter është ndërruar gjatë gjashtë gjeneratave të deritashme, por më i njohuri është ai i viteve ’60. Transporteri i parë është prodhuar në vitin 1949 në një punëtori të vogël, ndërkohë prodhimi serik që mbante shenjën e fabrikës Typ 2, nisi në mars të vitit 1950 në Wolfsburg.

Me heqjen e dy rreshtave të ulëseve prapa, krijohej hapësirë e mjaftueshme për ngarkesë. Kërkesa e madhe për këtë model ka shtyrë Volkswagenin që të hapë një fabrikë të veçantë për prodhimin e “VW Typ 2”. Pamja romantike e kombibusit gjatë viteve ’60 shtyri shumë të rinj të pasur ta blejnë atë.

Gjenerata e parë dhe e dytë e “Typ 2”, moti janë futur në mesin e klasikëve, ndërkohë pas 70 vjetëve dhe 13 milionë njësive të shitura, emri Transporter ende është në gamën e Volkswagenit. Gjenerata e fundit në treg, është e gjashta, e nxjerr në treg më 2015. Më 2019, është “freskuar” në pamje me shenjën T6.1.

Comments are closed.