Kombëtarja u ka dhënë fund përgatitjeve në tokën shqiptare në prag të përballjes së të premtes mbrëma me Italinë.
Pas stërvitjes së paradites, kuqezinjtë drekuan dhe në orën 14:30 lanë hotelin për t’iu drejtuar aeroportit “Nënë Tereza”. Në orën 15:30 ata u nisën me një avion çarter drejt Palermos, ku nesër në orën 20:45 do të ballafaqohen me “axurrët” në stadiumin “Renzo Barbera”.
Pas udhëtimit që zgjat rreth një orë e 20 minuta, skuadra do të vendoset në hotelin e rezervuar, ndërsa në 18:45 trajneri Xhani De Biazi dhe kapiteni Ansi Agolli do të dalin para mediave.
Në orën 19:30 ekipi kuqezi do të kryejë stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të luhet takimi me italianët. (panorama)