Trajneri i Kombëtares, Kristian Panucci ka gati disa emra të rinj të cilët do t’i afrojë në ekip në eliminatoret e Europianit 2020. Një prej tyre është edhe bomber Fiorin Durmishaj. 22-vjeçari pritet t’i bashkohet ekipit Kombëtar për 2 ndeshjet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës. Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat greke, të cilat tregojnë se sulmuesi i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Panuçi. “Kombëtarja shqiptare po përgatitet të “vjedhë” një tjetër lojtar. Pas Mihajt, shkon edhe Durmishaj”, shkruan portal grek “Sportime.gr”.
Kujtojmë që Durmishaj ka shkëlqyer në sezonet e fundit me fanellën e Panioniosit, teksa nuk mungoi interesi edhe nga Federata Greke, por mesa duket sulmuesi ka zgjedhur me zemër për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi.