Kombëtarja e Shqipërisë do të udhëtojë drejt Skocisë njësoj me të gjithë, si pasagjerë të zakonshëm. Vetëm 2 ditë më parë Izraeli kaloi në terminalin VIP të aeroportit. Lajmi bëhet i ditur nga “News24”. Protokolli i Shtetit mohon trajtimin preferencial të kombëtares. Shqipëria do të udhëtoj drejt Skocisë, ku do të zhvillohet takimi i dytë i grupit të parë të Ligës së Kombeve.