“Pesha” ekonomike dhe demografike e Evropës në botë po pakësohet, ndërsa kombet e saj me kohë do të zhduken përveç nëse nuk mbeten bashkë në Bashkimin Evropian, paralajmëroi sot kryetari i Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker. “Ata të cilët mendojnë se ka ardhur koha të dekonstruohet, të copëtohet Evropa, të ndahemi sipas ,linjave nacionale, gabojnë plotësisht. Nuk do të ekzistojmë si kombe individuale pa BE”, deklaroi Junker. Duke folur me rastin e 25 viteve të samitit në Mastriht, Juinker tha se roli i Evropës në ekonominë botërore do të ulet për 10 vite nga 25 për qindët e tanishëm në 15 për qind. Ai pohon se për 20 vite asnjë shtet evropian nuk do të jetë pjesë e G7. Duke përkujtuar fillimin e shekullit të kaluar banorët e Evropës ishin 20 për qind nga popullata e përgjithshme, ndërsa në fillim të këtij, ndërmjet pesë dhe shtatë për qind, Junker parasheh se ai numër plotësisht do të ulet në 4 për qind deri në fund të shekullit.