Numri i njerëzve të cilët e lëshuan Ukrainën për shkak të agresionit rus ndaj atij vendi tejkaloi gjashtë milionë, në krizën më të rëndë të refugjatëve në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, njoftoi sot agjencia e refugjatëve pranë KB-së.
Pushtimi rus, që filloi më 24 shkurt, detyroi më shumë se tetë milionë njerëz të shpërngulen brenda vendit në Ukrainë, thuhet në raportin më të ri të Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim.
Të dhënat e KB-së, gjithashtu, tregojnë se deri më dje 6,3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, ndërsa shumica e refugjatëve kanë kaluar në Bashkimin Evropian përmes vendkalimeve kufitare në Poloni, Sllovaki, Hungari dhe Rumani.
Mbi 3,3 milionë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, e kanë kaluar kufirin me Poloninë.
Qeveria polake vlerëson se rreth gjysma do të mundeshin të mbesin në vend në afat të gjatë, që është sfidë plotësuese për tregun e patundshmërive, arsimin dhe sistemin shëndetësor.