Shkup, 21 maj – Komandanti i Misionit të KFOR-it të Kosovës, gjeneral-majori Salvatore Kouçi, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në MM dhe SHM të ARM-së.
Siç kumtoi SHM e RM-së, gjenerali Kouçi gjatë qëndrimit ka pasur takime të ndara me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe me kryeshefin e SHM-së së ARM-së, gjeneral-nënkolonelin Metodija Veliçkovski.
“Në mbledhjen e parë zyrtare këtë vit mes delegacionit të KFOR-it dhe një pjese të personelit të SHM-së së ARM-së është biseduar për gjendjen e sigurisë në rajon, situatën aktuale me krizën emigruese dhe rutat potenciale alternative të lëvizjes, bashkëpunimin me forcat e KFOR-it në raport të rreziqeve të sigurisë dhe kërcënimet terroriste”, citohet në kumtesën e SHM-së.
Delegacioni, siç potencohet, ka pasur mundësi të njoftohet me aktivitetet e ARM-së të lidhura me gjendjen aktuale të kufirit jugor lidhur me krizën emigruese, si dhe mundësia për shfrytëzimin e poligonit të armatës Krivollak për trajtim dhe stërvitje të personelit të misionit.
“Nga ana e komandantit të KFOR-it para SHM-së së ARM-së prezantohet gjendja e sigurisë në zonën e saj të përgjegjësisë në Kosovë, gjendja me rutat emigruese nëpër Kosovë, si dhe për aktivitetet е tjera të KFORI-it”, kumtoi SHM e ARM-së.
Gjeneralët Veliçkovski dhe Kuoçi gjatë mbledhjes kanë potencuar se bashkëpunimi i shkëlqyer i ARM-së dhe forcave të KFOR-it dhe prania e misionit janë nga vlera e madhe për sigurinë dhe stabilitetin në tërë rajonin.
Delegacioni gjatë vizitës njëditëshe në Republikën e Maqedonisë do ta vizitojë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Bashkëpunimi me forcat e KFOR-it është shprehur përmes qendrës koordinuese për përkrahje të vendit nikoqir i lidhur në qershor të vitit 2007, i cili ka për detyrë koordinimin me forcat e KFOR-it gjatë procedurave doganore dhe kufitare të transportit, duke i përfshirë edhe nevojat tjera të KFOR-it nga fusha e sigurimit të logjistikës dhe evakuimit mjekësor. Përmes kësaj qendre ARM-ja drejtpërdrejt merr pjesë në misionin e KFOR-it, ndërsa në periudhën e mëtutjeshme ARM-ja do të marrë pjesë në shtabin e misionit me pjesëtarë të tij me çka më shumë do të përforcohet ai bashkëpunim, potencohet në kumtesë.