Kolumbianët vendosin lecka të kuqe në dritare, kështu kërkojnë ushqim nga të tjerët

29

Në disa lagje në Bogota dhe në periferi të kryeqytetit, familjet po vendosin lecka të kuqe në dyert dhe dritaret e shtëpive të tyre për të kërkuar ndihmë nga fqinjët dhe autoritetet ose këdo që mund të sigurojë një vakt të duhur.

Me afërsisht 50% të popullsisë aktive ekonomikisht që punojnë në sektorë informalë, dhe për këtë arsye me pak diferencë për mbrojtje ekonomike në kriza të tilla si ajo e COVID-19, karantina e zbatuar nga qeveria lë miliona njerëz brenda shtëpive pa kushte të mira jetese, njofton Klan Kosova

Por për shumë njerëz që nuk marrin subvencione qeveritare ose ndonjë lloj ndihme, vendosja e leckave nëpër ditare është mënyra e vetme për të gjetur disa para për të ngrënë gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Sipas Juan Carlos Saldarriaga, kryetari i bashkisë së Soacha, një komunë afër Bogota, kjo masë “ka ngjallur një ndjenjë solidariteti mes fqinjëve”.

Saldarriaga tha që leckat e kuqe gjithashtu ndihmojnë qeveritë lokale të dinë se kush janë ata “që kanë nevojë për ndihmë më shumë”.

Kolumbia ka 1.485 raste të konfirmuara COVID-19 dhe 35 vdekje. Izolimi i detyrueshëm fillimisht do të vazhdojë deri më 13 prill, siç dekretohet nga Presidenti Ivan Duque.

Kujtojmë se deri tani në botë janë të konfirmuara mbi 1.3 milionë raste dhe mbi 73.700 njerëz të vdekur.

Comments are closed.