Rrugët e trakut ndërkombëtar të drogës nuk ndryshojnë. Shumica e trafikantëve ndryshojnë mënyrat e transportit për t’iu shmangur policisë, por korridoret e drogës mbeten të njëjtat. Departamenti Qendror i Çështjeve kundër drogës në Policinë Italiane ka bërë një analizë për këtë fenomen me të cilin Italia përballet vazhdimisht. Në analizë janë marrë të gjitha llojet e drogërave; hashashi, marijuana, kokaina dhe heroina. Kokaina niset nga Amerika Latine dhe mbërrin në Holandë dhe Spanjë duke u transportuar me avionë apo me skafe të shpejtë, e prej këtej destinacioni përfundimtar është në Milano. Heroina niset nga Afganistani dhe kalon përmes Iranit e Turqisë dhe si korridor shërbejnë vendet Ballkanike, mes të cilave Shqipëria. Një pjesë e konsiderueshme e heroinës dhe opiumit që niset nga Afganistani menaxhohet nga grupet terroriste të ISIS. Sa i përket marijuanës, Shqipëria konsiderohet vend origjine. Marijuana niset nga vendi ynë në rrugë detare drejt brigjeve të Pulias, Kalabrisë dhe Sicilisë në Itali. Vitet e fundit është përdorur edhe mënyra e transportit nga ajri përmes avionëve të vegjël. Kurse Maroku ka ekskluzivitetin për hashashin që trakohet drejt Spanjës, vend që konsiderohet si qendër në Evropë nga trafikantët.