Bruksel, 16 tetor – Ish kryeministri suedez dhe i dërguari special i BE-së për ish-Jugosllavinë, Karl Bilt, paralajmëroi se me refuzimin e përcaktimit të datës për fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe me Tiranën, Unioni ballafaqohet me një kolaps të mundshëm të politikës së tij dhe krediblitetit në Ballkan.
“Për shkak të kërcënimeve të Francës se do të vendosë veto në hapjen e bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, BE-ja ballafaqohet me mundësinë e një kolapsi në politikën e saj dhe të kredibilitetit në Ballkan”, shkroi Bilt në Tuiter.
Karl Bilt, megjithatë, shprehu shpresë se liderët e BE-së në Samitin në Bruksel nesër dhe pasnesër do të “shmangin një kolaps të tillë”.