Dikur ishte Armando Sadiku ai që me Zurich shënonte golin e parë në karrierë në Europa League, kur për zvicerianët do të realizonte përballë Villareal-it, ndërsa tashmë një tjetër shqiptar shkruan historinë e tij. Bëhet fjalë për Benjamin Kolollin, që në sfidën e luajtur jashtë fushe, në Qipro, ndaj AEK Larnaca, ka realizuar për ekipin helvet. Kololli ka shndërruar në gol një penallti në minutën e 61-të. Futbollisti i Kosovës është aktivizuar titullar bashkë me lojtarin tjetër të “dardanëve”, Hekuran Kryeziu, që është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.
In #UEL (o #EuropaLeague che dir vogliate) gioca anche lo Zurigo. E gioca anche #Kololli, che esulta così. pic.twitter.com/HhvfSfhesy
— Edoardo Cozza (@edocozza) September 20, 2018
Kujtojmë që Kololli është 26 vjeç dhe është sezoni i parë me Zurich pasi për tre vjet ka veshur fanelën e Lausanne Sport. Mesfushori i lindur në Zvicër ka veshur fanellën e Kosovës në fitoren 2-0 ndaj Ishujve Faroer.