Futbollistët e Kosovës, të cilët nuk ishin titullar në ndeshjen e mbrëmshme kundër Danimarkës, u stërviten sot, para ndeshjes me Bullgarinë.
Lajmi i mirë për trajnerin Bernard Challandes është se këtij grupi të lojtarëve iu bashkuan edhe Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu, të cilët më parë kishin ushtuar të ndarë nga ekipi i Kosovës, për shkak të lëndimeve, raporton Gazeta Express, përcjell gazeta Koha.
Për shkak se dy kosovarët iu kthyen stërvitjeve bashkë me lojtarët e tjerë, ata kanë më shumë gjasa për të luajtur në ndeshjen kundër Bullgarisë, e cila do të zhvillohet të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja kundër Bullgarisë është mjaft e rëndësishme, pasi që me këtë ndeshje Kosova e fillon rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian.