Shkup, 14 maj – Nikolla Mitrevski – Koljo, të cilin LSDM në një konferencë për shtyp e përmendi si njëri nga sulmuesit e deputetëve në Parlament, të shtunën mbrëma vetë është paraqitur në stacionin policorë në Gazi Babë, mëson Makfaks nga burime brenda policisë. Gjykatësi i procedurës paraprake ka shqiptuar masën e paraburgimit dhe ai është dërguar në burgun e Shutkës. Deputeti i LSDM-së, Damjan Mançevski, theksoi se Mitrevski tri herë është gjykuar për vepra të ndryshme penale.