Tiranë, 23 qershor – Kolegji zgjedhor shqiptar kumtoi se nesër do të vendosë për fatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me çka do të përfundojë konflikti mes Parlamentit dhe presidentit për ligjshmërinë apo jo të dekretit të presidentit Ilir Meta për shtyrje të zgjedhjeve.
Presidenti Ilir Meta dhe opozita pohojnë se dekreti për shtyrje të zgjedhjeve tërësisht është në pajtim me Kushtetutën dhe duhet të zbatohet prej të gjithëve, përderisa shumica në pushtet e konsideron si jokushtetues dhe prandaj filloi procedurën për shkarkim të presidentit.
Paraprakisht Komisioni qendror zgjedhor (KQZ) me përjashtim të kryetarit Klement Zguri, solli vendim me të cilin nuk e njeh dekretin e shefit të shtetit dhe vazhdoi me përgatitjet për mbajtjen e procesit zgjedhor më 30 qershor. Nga ana tjetër, opozita dhe Presidenti iu kërcënuan anëtarëve të KQZ-së me padi penale.
Në rrethana të këtilla, kolegji zgjedhor pesëanëtarësh duhet ta thotë fjalën e fundit për konfliktin pa precedent në historinë e pluralizmit shqiptar.
Anëtarë të Kolegjit zgjehdor janë gjykatësit Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomorr Skerli, Artur Mala dhe Linda Snanaj.