Mjaft i kërkuar, ka zë vërtetë të bukur e për këtë e duan të gjithë jo vetëm në mbrëmjet muzikore, por sidomos nëpër dasma. Ky është këngëtari i njohur Kolë Oroshi, i cili në rrëfimin e tij për gazetën tonë na tregon për idenë e këngës së sapopublikuar që nga titulli shumë origjinal e deri te komentet apo shpërndarja që i kanë bërë kolegët e tij. Por cili është bashkëpunimi më i mirë i tij dhe a do të ketë të tjera projekte në këtë verë, vetë artisti na rrëfen më poshtë për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Për hair kënga e re?
Përshëndetje dhe për ju e shumë faleminderit.
KOHA: Me titullin shumë interesant kush e vendosi “Përhajr dasma” dhe si po pritet i kënaqur?
Ideja që të punoj këtë këngë për dasma ishte e imja, ndërsa ideja e tekstit ishte e Ilir Beranit dhe jam shumë i kënaqur që doli ashtu siç e kemi menduar.
KOHA: E kolegët e tu a ta kanë bërë për hair këngën e re, apo prisje më shumë?
Kolegët e ngushtë gjithë më kanë përkrah dhe e kanë shpërndarë këngën, e dua t’ju them faleminderit prej shokëve dhe miqve që i kam.
KOHA: Cila është shprehja tjetër më e përdorur nga ju kur jeni duke kënduar nëpër dasma?
Shprehja ime nëpër dasma është “U kall u kall”.
KOHA: Vërtetë ju jeni një artist shumë i kërkuar dhe i rezervuar më herët nëpër dasma?Ka ndodhur ndonjëherë të ngatërroni ndonjë datë ose vend dasme?
Deri tani s’më ka ndodhur të ngatërroj datën apo vendin e dasmës, shyqyr.
KOHA: Ka Kola një grup muzikantësh të vetët apo mund të përshtatet me të gjithë?
Po i kam bashkëpunëtorët e mi, muzikantët që punoj gjithnjë me ta dhe na ecën mirë, po mbi të gjitha jemi bërë miq dhe e duam profesionin e mundohemi të krijojmë atmosferën e duhur kudo që jemi.
KOHA: Me cilët nga koleget ju ecën më shumë një dasëm apo një mbrëmje?
Me Gilin.
KOHA: Dikush ju telefon e ju thotë duhet të jeni në dasmën e tij e ju kërkon edhe një femër emri i parë që ju vjen në mendje cila?
Patjetër që GILI!
KOHA: Keni disa duete ai më interesanti për ty?
Po kam disa bashkëpunime, e për mua më i veçanti është me Bleron kënga “Një ditë”
KOHA: Projekte të tjera muzikore do të kemi nga ty në këtë verë?
Po kësmet, kënga e re pritet të dalë më 28 të këtij muaji.