Shkup, 14 maj – Shumica parlamentare – LSDM, BDI dhe ASH po taktizojnë politikisht me zgjedhjet lokale duke mos lëvizur në Parlament ndryshimet ligjore. Kjo, pasi me gjasë, këto parti do të presim formimin e Qeverisë dhe tek më pas të formohen Komisionet parlamentare në mënyrë që t’i hapet rrugë ndryshimeve ligjore lidhur me vazhdimin e mandatit të të zgjedhurve lokal deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, shkruan gazeta KOHA. Nga e marta – më 16 maj kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve u mbaron mandati për ushtrimin e funksionit, me ç’rast do të mbeten pa kompetenca në arsim, lidhur me rrogat e arsimtareve dhe punonjësve tjerë, por edhe në fushat tjera, në urbanizëm, kulturë, shërbime administrative, etj. Burime nga partitë politike thonë se mos intervenimi ligjor, ndonëse ekziston shumica parlamentare, bëhet me qëllim që… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazеtës KOHA)