Sulmuesi i Zenit, Alexander Kokorin, dhe mesfushori i Krasnodar, Pavel Mamaev, të burgosur pas sherrit ne Moskë me një funksionar të qeverisë ruse, do të kthehen në fushë për një ndeshje bamirësie që do të zhvillohet në burg.
Dy futbollistët duhet të dilnin nga burgu 8 dhjetorin e kaluar, por gjykatësit e kanë shtyrë me dy muaj qëndrimin në qeli. Dyshja do të luajë një ndeshje bamirësie me rojet e burgut, por nuk kanë të drejtën të takohen ose të flasin me njëri-tjetrin, duke parë se janë të akuzuar për të njëjtën çështje.
Për këtë arsye, të dy do të luajnë nga një pjesë loje.