E ardhmja e Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të jetë në një shtet. Kjo ka qenë deklarata e fundit e kreut të Partisë “Zgjidhja”, Z. Koço Kokëdhima, në lidhje me të ardhmen politike të Kosovës. Këtë fakt Z. Kokëdhima e deklaroi në emisionin “Provokacija” në ABC News.
“Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen në një shtet. Të jemi të aftë të mbrojmë të ardhmen tonë. Të dyja vendet, nuk kanë asnjë platformë debati për negociatat, as në parlamentin e Kosovës dhe as në Shqipëri. Në këtë mënyrë do të kemi një qëndrim të përbashkët kudo që të shkojmë”, u shpreh Z. Kokëdhima.