Juventusi është njëri nga kandidatët kryesor për të triumfuar në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
‘Zonja e Vjetër’ udhëheq tabelën e klasifikimit në Itali, duke regjistruar 11-të fitore dhe vetëm një barazim në 12-të ndeshje të zhvilluar, shkruanGazetaBlic.
Mirëpo Masimilliano Allegrit ka filluar t’i dhembë koka pas lëndimit të njërit prej futbollistëve kryesor të skuadrës bianconere, Miralem Pjanic.
Mesfushori fantastik boshnjak u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme që kombëtarja ballkanase e zhvilloi kundër Austrisë, takim ky që përfundoi me barazim.
Ende nuk dihet sesa do të zgjasë lëndimi i tij, por ky nuk është një lajm aspak i mirë për teknikun italian.
Mbetet të shihet lajmërimi i stafit mjekësor torinez, kur edhe do të përcaktohet diagnoza e plotë e futbollistit.