Lufta për t’u rikthyer në Serie B në sajë të procesit gjyqësor dhe kërkesës zyrtare nuk ka sjellë frytet e dëshiruara për klubin e Catanias, që sot luan në Serie C, kategoria e tretë italiane, por po jeton një sezon aspak pozitiv. Pasi ka humbur sfidën e fundit, ndodhet 11 pikë larg zonës së ngjitjes në kategorinë e mësipërme.
Tifozët siçilianë janë revoltuar dhe indinjuar me drejtuesit, aq sa brenda stadiumit “Massimino” është gjetur një kokë derri e prerë me një paruke dhe syze të zeza. E gjitha e shoqëruar me terma ofensivë në drejtim të drejtuesit Lo Monaco.