Kombëtarja e Kosovës u vlerësua në ceremoninë e Kok-ut si Kombëtarja më e mirë për vitin 2018 dhe çmimin e pranoi trajneri zviceran i “Dardanëve”, Bernard Challandes, shkruan Gazeta Express, transmeton gazeta KOHA. “Është nder për mua që jam këtu”, u shpreh Challandes.
“Ky ekip nuk e ka fituar këtë çmim vetëm për rezultatet, por për gjithçka tjetër që ka dhuruar”, shtoi ai.
“Është për futboll të bukur, për fair-play. Skuadër shumë e disiplinuar e gjithçka tjetër. Faleminderit stafit, federatës, mbështetjen e të gjithëve, është shumë e rëndësishme mbështetja. Duhet të jemi krenar me sportin e Kosovës”