Te Juventus janë duke menduar për të ardhmen me katër kontratat që duhen trajtuar për rinovim, duke nisur nga ajo e Dybalas, të cilin bardhezinjtë kërkojnë ta blindojnë: “Nëse do të vijë ndonjë ofertë do ta marrim në konsideratë, por aktualisht nuk kemi dëshirë të shesim dhe do të bëjmë një sforco financiare për t’i siguruar atij një kontratë të përjetshme, duke qenë se ai vet ka shprehur dëshirën për të mos u larguar kurrë nga ne. Gjithashtu do të shqyrtojmë edhe detajet e kontratës së Alex Sandro edhe pse ajo skadon në vitin 2020. Rinovim do të ketë edhe për Chiellinin e Barzaglin”. Të bësh një krahasim me kontratën e Barcelonës dhe Iniestës ndoshta do të ishte pak e tepruar por dëshira e shoqerisë bardhezi është që të sigurojë po njësoj edhe Alex Sandro: “Jemi duke analizuar situatën e lojtarëve kontratat e të cilëve, janë pranë skadencës, por njëherazi edhe atë të Alex edhe pse skadon në vitin 2020. Do të arrijmë një marrëveshje të re edhe me të. Ndërkohë që me senatorët e ekipit Barzaglin dhe Chiellinin kemi raporte të shkëlqyera. Me Chiellinin kontrata do të rinovohet deri në vitin 2020, ndërsa për Barzaglin rinovimi do të jetë i përvitshëm.” Nëse nuk do të ishte për rëndësinë dhe kontributin e vecantë që futbollistët japin në fushë, do të dukej sikur Juventus është duke rinovuar në rend alfabetik kontratat e lojtarëve të saj në mënyrë që të konsolidojë ekipin për të ardhmen. Nga shkronja A e Alex Sandro për të vijuar me Barzaglin dhe Chiellinin e te D e Dybalas. E vërteta qëndron që kryesisht për dy talentet e rinj sirenat shumë milionë Euroshe nga klubet europiane nuk mungojnë, ndaj dhe Marotta ka vendosur t’i sigurojë për të mos rrezikuar strukturën e skuadrës.