Shkup, 6 gusht – Gazeta KOHA së bashku edhe me nëntë media tjera online, nga sot edhe zyrtarisht i është bashkuar fushatës së ‘Qendrës për Liri – Civil’.
“Gjuha e urrejtjes dhe veprat nga urrejtja janë të lidhura ndërmjet veti dhe paraqesin kërcënim për liritë dhe të drejtat e njeriut por edhe për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e një shoqërie demokratike. Gjuha e urrejtjes ndaj kategorive të caktuara në të shumtën e rasteve veprohet në vepra të cilat edhe janë të ndaluara dhe sanksionohen sipas Ligjeve penale”, theksojnë kështu nga Qendra për liri – Civil.
Në aktin solemn të fillimit të këtij projekti, fjalë rasti mbi gjuhën e urrejtjes në media mbajti edhe botuesi i gazetës KOHA, z. Arben Ratkoceri.