Uashington, 27 shkurt – Majkëll Koen, ish-avokat personal i presidentit amerikan dëshmoi para Komisionit për mbikëqyrje të qeverisë në Dhomën përfaqësuese, prej ku deklaroi se Donald Tramp është racist dhe mashtrues, pwrcjellw gazeta KOHA.
“Tramp nuk ka dëshirë as qëllim ta udhëheqë këtë komb”, tha Majkëll Koen, gjatë dëshmisë në Kongres, e cila është në rrjedhë. Ai theksoi se këtu është për ta treguar të vërtetën për Trampin, duke cekur se Trampi është bërë versioni më i keq i vetvetes.
Koen pohon se Trampi ka ditur për publikimin e porosive të hakuara elektronike të Komisionit nacional të Partisë demokratike para kohe, duke shtuar se këshilltari i fushatës së tij, Roxher Stoun ka kontaktuar me Xhulian Asanzh nga Uikiliksi.
Ai i parashtroi Komisionit edhe raport trevjeçar për punën financuese të Trampit.
Koen theksoi edhe se Trampi asnjëherë nuk ka pritur të fitojë në zgjedhje, dhe se kandidaturën e tij e ka parë si mundësi për marketing.
“Unë kam gënjyer, por, nuk jam gënjeshtar”, tha Koen, duke e prositur Trampin se më nuk do t’ia rregullojë punët.
Koen potencoi se asgjë nuk ka mundur të kalojë në organizatën e Trampit pa miratim të presidentit. Ai njëherë e ka shtyer dëshminë në Kongres për shkak të “kërcënimeve nga presidenti Tramp ndaj familjes së tij”.
Avokati pranoi se ka gabuar, për çka ka marrë përgjegjësi dhe për çka do të shkojë në burg. Ai paraprakisht pranoi se i ka gënjyer anëtarët e Kongresit për rolin e vet në biznes propozimin e Trampit për ndërtimin e Kullës së Trampit në Moskë gjatë fushatës presidenciale. për atë Koen është i dënuar me tre vite burg, ndërsa për vuajtje të dënimit duhet të paraqitet në maj.
“Në bisedat që i patëm gjatë fushatës, përderisa njëkohësisht në mënyrë aktive negocioja në Rusi për të. do të më shihte në sy dhe do të më thoshte se nuk ka biznes me Rusinë, dhe më pas do të dilte para qytetarëve amerikanë dhe do ta thoshte të njejtën. Në njëfarë mënyre, më thoshte të gënjej”, tha Koen, duke shtuar se Trampi ka ditur dhe i ka porositur negociatat me Moksën, dhe se ka gënjyer për ta.
“Ai gënjente sepse asnjëherë nuk priste të fitojë në zgjedhje. Gënjente edhe sepse donte të bënte projekt në Moskë prej qindra milionë dollarëve”, pohon Koen.
Trampi, sipas tij, ka thënë se zezakët asnjëherë nuk do të votojnë për të sepse janë shumë budallenj.
mediumet amerikane pohojnë se në dëshminë e mëtutjeshme, Koen do t’i sqarojë hollësitë për atë se si presidenti ka kërkuar që dy aktoreve për filma për të rritur t’u japë para për të heshtur për aferat që i kanë pasur me Trampin.Koen pohon se Trampi personalisht ka nënshkruar 11 çeçe dhe se për atë do të sigurojë kopje.(koha.mk)