Tetovë, 27 dhjetor – Të gjithë katër ashensorët për skijim, Teteks 1 dhe 2, Aerodrom dhe Ge, si dhe të dy teleferikët e Shën Ilias dhe një nga shtigjet më tërheqëse të “Ceripashinës” janë plotësisht të përgatitur për sezonin e ardhshëm të skijimit në vendpushimin dimëror Kodra e Diellit, informojnë ngas Elem Tours.
Kapaciteti i tyre është rreth 1800 skiatorë në orë. Si risi në këtë sezon, do të ketë bileta elektronike të skijimit në të gjitha shtigjet, të cilat do të zvogëlojnë zhurmën e teleferikëve dhe ashensorëve për skijim, si dhe manipulimeve dhe abuzimeve, ose skijim pa biletë të paguar.
Megjithatë, bora e pamjaftueshme parandalon fillimin e sezonit të skijimit, për fat të keq, qendra më e vjetër e skijimit në Maqedoni nuk ka pajisje artificiale të dëborës. Autoritetet nga Elem Tours, të cilët menaxhojnë pajisjet e pistave dhe të dyja hotelet “Popova Shapka” dhe “Slavija” shpresojnë se këtë fundjavë do të lëshojnë të paktën një pjesë të ski-ashensorëve ku ka më shumë borë dhe nëse bien të paktën edhe dhjetë centimetra reshje dëbore të tjera njoftojnë se gjithçka do të vihet në përdorim.
Nga Elem Turs nuk heqin dorë deri në funt të janarit që ta lëshojnë edhe shtegun e ri modern i cili ka kohë që paralajmërohet Mal Jelak. Mbetet vetëm që të vendoset kavoja dhe disa gjëra të tjera të vogla, por ajo që e shtyn të gjithë punën është testi i ashtuquajtur provë që duhet të zgjatë të paktën dy javë sepse bëhet fjalë për qarkullim gjysmë-ajror. Nëse kjo realizohet edhe 2400 skiatorë të rinj do të mund të shijojnë shtigjet për ski në Kodrën e Diellit.
Çmimet për biletat për ski mbeten të njëjta si vjet, respektivisht 900 denarë është bileta ditore, ndërsa 600 denarë bileta gjysmëditore, por ka edhe bileta për disa ditë apo për një javë në varësi të kërkesave të skiatorëve.
Në prag të festave të fundvitit, kapacitetet në Kodrën e Diellit janë mbushur
Tradicionalisht edhe kapacitetet hotelierike në Kodrën e Diellit dhe ato të Elem Turk dhe të tjerët në pronësi private, tërësisht janë mbushur në prag të festave të fundvitit.
“Kapacitetet hotelierike të Elem Turk, hotelet ‘Popova Shapka’ dhe ‘Slavija’, me gjithsej 240 shtretër janë tërësisht të mbushura për festat e fundvitit. Edhe për muajin janar kemi grupe të organizuara që kanë rezervuar dhe veçanërisht muaji shkurt është interesant për mysafirët e huaj nga Serbia, Shqipëria dhe Kosova. Ne mundohemi sa më mirë t’i presim të gjithë mysafirët edhe në hotelet edhe në shtigjet e skive, personeli jonë është i gatshëm të përgjigjet në kërkesat e tyre”, deklaroi Mirçe Tërpevski nga Elem Turs.
“Presim shumë nga ky sezon dimëror. Nga Elem Turs na premtuan se nga fundi i javës gjegjësisht fundjavën e ardhshme do ta hapin edhe sezonin e skive në Kodrën e Diellit sepse borë ka dhe nuk ka. Kemi mjaft mysafirë dhe pothuajse deri në fund të janarit gjithçka është rezervuar kështu që presim një sezon të mirë. Do të ishte shumë e rëndësishme nëse sezoni i skive fillon para Vitit të Ri, por dihet se pa borë artificiale vështirë që mund të mundësohet skijimi”, tha pronari i hotel Skardus, Hashim Hasani.
Një pjesë e mysafirëve që për momentin gjenden në Kodrën e Diellit, janë të kënaqur nga kushtet dhe çmimet për ski, por mendojnë se është dëm që nuk ka filluar sezoni i skive, sepse në disa prej shtigjeve sipas tyre ka borë të mjaftueshme ndoshta jo për skijim profesional, por për skijim rekreativ.
Edhe pjesa më e madhe prej mbi 7.000 vilave në lagjen e vilave në Kodrën e Diellit janë të rezervuara për Vitin e Ri dhe për Krishtlindje.
Ajo që është problem me vite të tëra në këtë qendër tonë të skijimit mbetet numri i vogël për parkimin e veturave që kontribuon veçanërisht në uikendet dhe gjatë festave, automobilat të parkohen në rrugë disa kilometra jashtë qendrës që e rrit turmën dhe nervozën tek vizitorët. Edhe krahas paralajmërimeve të shpeshta në vitet e fundit, Kodra e Diellit mbetet pa investim më serioz për më shumë vende të prakimit, shtigje të reja të skive dhe ofertë të zgjeruar për akomodim dhe aktivitete të tjera përveç skive që do t’ia kthejë shkëlqimin e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar kur ishte një prej qendrave më të vizituara për ski në ish-Jugosllavinë.