Çifte bashkëshortore, lidhjet zyrtare, rekomandime të miqve, shoqata të rrejshme, firma për gjueti dhe peshkim, janë vetëm disa nga skandalet që mund të hasen në listën e Programit vjetor që fituan mjete nga Ministria e Kulturës. Dikush ka fituar para për këngë, tjetri koncert, por ka edhe të atillë që kanë fituar mjete për projekte mbi “synetimin tradicional shqiptar”.
Për këto parregullsi, sonte mund të përcillni emisionin “KOD”, me gazetaren Snezhana Lupevska, që do të emitohet në ora 19.10 minuta në televizionin Telma.