Bruksel, 7 tetor – Bashkimi Evropian sot ka ftuar në formim sa më të shpejtë të qeverisë në Prishtinën dhe vazhdimin e dialogut me Beogradin.
“Do të nevojitet ende kohë për rezultate finale, por qeveria patjetër të formohet menjëherë pasi të përfundojë procedura. Para Kosovës është një punë e rëndësishme. Qeveria e re patjetër të angazhohet për progres në reforma, zhvillimin ekonomik dhe social, sundimin e së drejtës dhe vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE me Beogradin”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.
Ajo ka vlerësuar se kjo do të sjell progres dhe tek njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë, por edhe në mbarë rajonin.
“BE do të vazhdojë të punojë në Kosovë dhe do të promovojë pajtim, bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kocijançiq.
Zgjedhjet e djeshme në Kosovë ajo i ka karakterizuar si “ditë e mirë për demokracinë kosovare” dhe ka thënë se kanë dalë më shumë votues sesa në zgjedhjet e vitit 2017.
Kocijançiq ka thënë se misioni vëzhgues i BE-së nesër do të jep vlerësimin e procesit zgjedhor në Kosovë, me çka do të pasojë raporti final me rekomandime, zbatimi i të cilës do të vëzhgohet nga ana e BE-së.