Kocijançiç: KE pret zgjedhjen e spikerit të ri dhe qeveri pa anulim

Komisioni Evropian pret që të gjithë liderët politikë dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë të lejojnë procesin demokratik në vend të zhvillohet, që sipas Brukselit zyrtar përfshin edhe zgjedhjen e spikerit të ri të parlamentit dhe më pas edhe qeveri të re, pa anulim. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, këtë sot në konferencë shtypi në ndërtesën “Berlemont” të Komisionit Evropian e theksoi zëdhënësja e Qeverisë joformale të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç.

“Ne jemi të zëshëm pasi që presim që të ndodhë në vend dhe në këtë fazë, ne e ndjekim zhvillimin dhe ngjarjet dhe vazhdimisht flasim se duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe ngecja aktuale dhe Qeveria duhet të konstituohet pa anulim, të bazuar në shumicën parlamentare e cila ekziston. E dini se të dy, Përfaqësuesja e lartë dhe komisari Han i bënë thirrje presidentit që ta rianalizojë pozitën e tij. Ne tani presim të gjithë liderët politikë dhe institucionet të lejojnë që procesi demokratik të zhvillohet, ndërsa kjo e përfshin edhe zgjedhjen e spikerit të ri, që ne do të donim ta shohim pa anulim”, potencoi Kocijançiç.

Pritjet në Bashkimin Evropian janë se edhe krahas të gjitha pasigurive dhe skenarëve të mundshëm negativë, gjatë kësaj jave në Maqedoni të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, ndërsa më pas, në afat prej dy javëve edhe të ndodh përzgjedhja e Qeverisë së re të Maqedonisë.