Prishtinë, 10 janar – Zëdhënësja e përfaqësues së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, Maja Kocijançiç sot deklaroi se dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit e udhëheq shefja e saj, ndërsa SHBA-ja është vetëm partner me të cilin “ekziston bashkëpunim i ngushtë për në sërë çështjesh, duke e përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”.
Kocijançiç në deklaratën për gazetën eksprees të Prishtinës thotë se BE-ja punon për takimin e ardhshëm në nivel më të lartë në suaza të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, por se gjendja është “ngrirë” pas vendosjes së taksave prej 100 për qind të për mallrat nga Serbia.
Ajo edhe një herë përkujton se Mogerini i bën thirrje Prishtinës ta heqë rritjen e taksave dhe shton se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia “shpejt të kthehen në dialogun duke marrë parasysh rëndësinë e tij”.
Ajo thekson se arritja e marrëveshjes së drejtë gjithëpërfshirëse për normalizim të plotë të marrëdhënieve në kontekst së dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit kërkon klimë e cila kontribuon për “marrëdhënie të mira fqinjësore” ku marrëveshjet paraprake respektohen dhe zbatohen dhe ku aktivitetet dhe deklaratat janë në pajtim me interesat e përgjithshme dhe qëllimet strategjike për rajonin.